FOTOLAJM/ Malet e Shqipërisë ‘rrethojnë’ katedralen e Otrantos

Qiell i qartë, dritat e perëndimit dimëror, temperatura të akullta dhe katedralja e Otrantos merr pamjen e një kishe të vogël malore.

Ndodh falë shkrepjeve fotografike të kapura nga Luigi Chiriacò, i cili ka ditur të bashkojë ngjyrat e qiellit me ato të vendit të kultit dedikuar Shën Marisë.

Në sfond është bluja e detit, e cila në një nga pamjet shkrihet me malet e Shqipërisë falë një loje të zotë me perspektivat.