Zbulohet shkaku i vdekjes së policit/ ISHP: Është një virus fatal

Instituti i Shëndetit Publik ka zbuluar shkaqet e vdekjes tragjike të policit të Rrugores, Mariglen Mestani, në moshën 27-vjeçare.

Drejtoresha e ISHP, Silva Bino, tha se polici vdiq nga sëmundja e meningjitit, ose meningokoksemisë.

Sipas Binos, ky është një infeksion i rëndë, që ka një evolucion tepër të shpejtë dhe është fatal.

‘Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura.

Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar.

Rasti i Durrësit nuk ka dyshim për sëmundje të tillë. Mostrat po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën’, tha Bino.