Getoari rrëfen për herë të parë si e priti familja Vjollca

Në një intervistë për “Living”, Getoar Selimi ka rrëfyer disa detaje që nuk i dinim më parë, rreth njohjes me Marinën dhe prezantimit me familjen Vjollca.

Reperi ka treguar se fillimisht është njohur me Luana Vjollcën dhe përmes saj ka ngacmuar Marinën.

“Marrëdhënien më të afërt e kam pasur me Luanën kryesisht për shkak të punës. Të dyja i kam njohur njëkohësisht, por me Luanën kam pasur më shumë komunikim dhe e kam ngacmuar për Marinën. Por çdo gjë ka ardhur natyrshëm dhe ngadalë. Si unë dhe Marina kemi punuar fare të rinj, kemi qenë të pavarur dhe i kemi marrë vetë vendimet. Edhe tani, kemi vendosur bashkë ku do shkojmë, çfarë do të bëjmë, ku do të jetojmë. Por për të dy ne është njësoj, si të jemi këtu, si të jemi në Kosovë. E rëndësishme është puna dhe të jemi ku ka nevojë ajo”,- është shprehur reperi.

Gjithashtu ai ka rrëfyer se gjatë prezantimit kanë pasur dhe keqkuptime mes dy familjeve, kryesisht për shkak të dialektit.

“Në fillimet tona kemi pasur keqkuptime, në fjalor, në mimika por me kalimin e kohës jemi mësuar”,- ka vijuar Getoar Selimi, duke treguar detaje për marrëdhëniet midis dy familjeve.