Vdekja e policit/ Mjekja: Epidemi e rrezikshme, nuk duhet fshehur

Pas vdekjes së papritur të policit rrugor Mareglen Mestani,që vdia nga një infeskion vrastar pak ditë më parë, një mjeke ka vënë alarmin për rrezukun e një epidemie ndaj së cilës nuk duhet heshtuar, por marrë masa. Sipas kësaj mjekeje, janë dhe tre raste të tjera me të njëjtën sëmundje, meningokoksemi në spitalin e Durrësit, për të cilat Ministria e Shëndetësisë nuk flet.

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot ky është një “qëndrim kriminal i ndrikull Manastirliut ndaj një sëmundje me pasoja fatale!” duke iu referuar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut.

Në vijim, Berisha sjell mesazhin e mjekes që punon në Gjermani:

Përshëndetje Doktor.

Unë jam mjeke që punoj aktualisht në Gjermani.

Jam shumë e shqetësuar për një situatë që po ndodh në Shqipëri ditët e fundit.

Ka dhe 3 raste të reja në Durrës me meningokoksemi i njëjtë si rasti i atij policit 27-vjeçar që vdiq para dy ditësh.

Askush nuk merr informacion dhe as mjekët nuk pranojnë ta japin atë sepse kanë urdhër nga Ministria nga frika që po të shpallet gjendje e epidemisë, do të duhet tender për vaksinat.

Jam shumë e indinjuar për këtë situatë që është e jashtzakonshme dhe askush nuk po flet për të, as mjekët, sepse kanë frikë vendin e punës.

Ju lutem bëni diçka, kam shumë besim te ju pasi jeni dhe i këtij profesioni dhe e kuptoni rëndësinë e situatës. Faleminderit