'Ikni nga shtëpitë!' - Australianët ia mbathin përsëri ndërkohë që i nxehti dhe erërat ndezin zjarre gjigande

Sidnei – Autoritetet australiane iu kërkuan afro një milionë personave të evakuohen nga shtëpitë e tyre të premten dhe sollën një ekip ndihmës ushtarak, pasi temperaturat e larta dhe erërat e çrregullta ndezën zjarre në të gjithë bregdetin lindor.

Temperaturat pritej të kapnin vlerën e 40 gradëve Celcius në disa pjesë të vendit, shoqëruar nga erëra të forta dhe të bëheshin kërcënim për të shtuar zjarret që kanë lënë mijëra njerëz të pastrehë, njofton Reuters.

Në rajonin alpin të vendit, në kufirin e shteteve Victoria dhe New South Wales, dy zjarre qenë gati të shkrihesh në një dhe të krijonin flakë me përmasa 600 ha.

“Nëse mund të dilni jashtë, duhet të dilni, nuk duhet të qendroni në zonat pyjore dhe në skajet më të largëta të shtetit tonë,” tha Andrew Crisp, një menaxher i emergjencave për shtetin e Victoria.

Mesazhet me tekst për alarm iu dërguan 240 mijë njerëzve vetëm në shtetin e Victoria, duke u thënë atyre të ikin, tha Crisp.

Njerëzve në rajonin më të rrezikuar në New South Wales dhe në shtetet e Australisë së Jugut iu kërkua të mendojnë për largimin, por autoritete nuk kanë dhënë shifra.

Kryeministri Scott Morrison tha se ai i kishte dhënë udhëzime ushtrisë në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të lëvizin dhe të japin ndihmë menjëherë.”