Pamjet e tmerrshme, si u rrotullua në ajër avioni pas sulmit me raketë....

Vetëm pak orë pasi autoritetet amerikane deklaruan se avioni ukrainas, Boeing 737-800, mund të jetë goditur gabimisht nga raketat iraniane, një video me momentin e bombardimit ka nisur të qarkullojë në internet.

Avioni kishte 176 persona në bord. Ata humbën jetën të gjithë.

Por kreu i Autoritetit iranian të Aviacionit Civil, Ali Abedzadeh vë në dyshim pretendimet që vijnë nga SHBA.

“Piloti u përpoq të kthehej në aeroport, por dështoi”, tha Abedzadeh.

“Si mundet që një avion të goditet nga një raketë dhe të përpiqet të kthehet në aeroport?”, pyeti Ali Abedzadeh.

Ndërkohë që Teherani mohon rrëzimin e avionit me raketë, nga Evropa dhe Kanadaja (një numër i madh i viktimave ishin kanadez) po i japin gjithnjë e më shumë të drejtë versionit amerikan.

Gjithsesi, Irani ka deklaruar se do të kërkojë ekspertizën e kanadezëve dhe ukrainasve (avioni ishte i Ukrainës) për të analizuar të dhënat e kutisë së zezë, por edhe amerikanët do të jenë të ftuar.