Valverde flet pas eliminimit nga Atletico Madridi

Atletico Madrid është kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës.

Skuadra e Diego Simeones e ka mposhtur 3-2 Barcelonën, në ndeshjen që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite në King Abdullah Sports City.

Gola, kartonë, ndërhyrje e shpeshtë e VAR, polemika – kishte pothuajse gjithçka sonte.

Madje, VAR-i ia anuloi dy gola Barçës, një të shënuar nga Lionel Messi për prekje të topit me dorë dhe një tjetër të shënuar nga Gerrard Pique për pozicion shumë të dyshimtë jashtë loje.

Pas ndeshjes, Valverde tha se mënyra se si i pësuan golat në fund, nuk është aspak normale.

“E dominuam ndeshjen, kur u duk se gjithçka e kishim në dorë ishte Atletico që u kthyeu në lojë”, tha Valverde.

VAR? “Nuk dukej mirë pozicioni jashtë loje, edhe po të ketë qenë me milimetra”. “Ka qenë befasuese mënyra e golave të pësuar. Dukje sikur e kishim ndeshjen nën kontroll”.