'I burgosuri godet me thikë gardianin e burgut, policia fsheh ngjarjen'

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Burgun e Fierit, por që mbahet e fshehur nga policia. Një i burgosur ka qëlluar me thikë gardianin e burgut.

Denoncimi është bërë publik nga një qytetar, si edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Në mesazhin e dërguar tek Berisha, thuhet se një i burgosur ka plagosur me thikë policin në krye të detyrës, ndërsa theksohet se situata në qelitë e burgut në Fier është dramatike.

‘Bandat e narkoqeverise i fusin thiken policit ne detyre ne burgun e Fierit. Krimi mbahet sekret i narkoshtetit!-shkruan Berisha