Cutrone, një hap larg rikthimit në Serie-A

Patric Cutrone nuk u përshtat kurrë me lojën në Premier League dhe për këtë fakt ka menduar që të rikthehet në Serie-A.

Sipas asaj që raporton “SkySport” Cutrone është shumë pranë akordit me skuadrën e Fiorentinës,  e cila po gjente mënyrat që t’i afrohej shifrës së 18 milionë eurove që ekipi anglez kishte shpenzuar për të në verë e kërkonte të rifitonte.

Në fund, marrëveshja është arritur me 3 milionë euro që do paguhen në formë huazimi deri në mbyllje të këtij sezoni, ndërsa më pas klubi italian do ta blejë përfundimisht duke paguar 15 milionë të tjera në arkat e Wolves.

Ky do të ishte një rikthim për futbollistin pasi më parë ka qenë pjesë e Milanit.