‘Tym i zi’ nga Prishtina/ Kurti e Mustafa mbyllin takimin pa marrëveshje, asnjë fjalë për mediat

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, pas gati dy orësh në ambientet e Kuvendit.

Pas përfundimit të takimit, asnjëri prej zyrtarët e këtyre dy partive, nuk është ndalur të prononcohet për mediat, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur brenda sallës, teksa është raportuar se marrëveshje nuk ka as sonte.

Pa komunikuar asnjë fjalë me gazetarët, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, kanë dalë tashmë nga Kuvendi.

Përpara takimit tëtëm, dy liderët politik kishin deklaruar se janë duke u përpjekur për të arritur një marrëveshje dhe se ka lëvizje pozitive në këtë aspekt.

Por ndryshe nga dje, nuk dihet nëse Kurti e Mustafa do të takohen në ditët në vijim.