E bujshme/ Dështimi i Milanit i propozohet Partizanit në merkaton e janarit

Partizani ka marrë një propozim mjaft interesant në merkaton e janarit.

Ekipit kampion të Shqipërisë iu propozua superdështimi i Milanit, Hachim Mastouri. Ky i fundit ka shkuar në duart e drejtuesve të klubit nga menaxher italian, por Partizani ka marrë vendim për të mos e pranuar, shkruan AlbaniaTeam.

Ekipi i kuq nuk ka dashur të rrezikojë me 21-vjeçarin. Ky i fundit nuk duket se do të vazhdojë për shumë gjatë rrugën e futbollit, pasi nuk ka bindur në asnjë klub ku ka luajtur. Ai shihej si e ardhmja e futbollit europian, pasi marokeni i çmendi të gjithë në fillimet e tij.

Milani e afroi në ekip, por nuk debutoi dhe huazimet e shumta nuk i dhanë shtysë për të ecur. Mastour është pjesë e Regginës në Serie C dhe këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë dhe në stol është grumbulluar vetëm 4 herë.