Aksidentohet e moshuara, mister rrethanat e aksidentit

Një tjetër aksident rrugor është shënuar në orët e pasdites, këtë herë në qytetin e Vlorës.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një e moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe.

Nuk ka ende informacion nëse e moshuara ndodhej në makinën e aksidentuar, apo është përplasur gjatë momentit që po kalonte rrugën.

Aktualisht  e moshuara është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i saj dhe as shkaqet e aksidentit.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë.