VIDEO/ Tha se u ndje 'i pushtuar nga djalli', burri futet në kishë me makinë

Një shofer spanjoll përplasi makinën e tij në një kishë dhe u fut me të brenda pasi pretendonte se ishte zotëruar nga djalli. 

Burri e futi xhipin e tij përmes derës së kishës në Sonseca në orët e para të mëngjesit të djeshëm. 

Policia thotë se ata gjetën burrin e shqetësuar dukshëm pranë altarit, duke pretenduar se ishte i vetmi vend ku ai do të ishte i sigurt nga 'posedimi' i tij. 

Fotografitë brenda kishës San Juan Evangelista treguan Xhipin të parkuar brenda së bashku me dëmet e dukshme.

Fillimisht ai kishte hasur disa kalimtarë dhe pasi i kishte përzënë ata i dha gaz makinës duke u futur me shpejtësi bë të dhe duke shkatërruar plotësisht stolat dhe çdo gjë tjetër, fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz apo të lënduar.

 Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net