Australia urdhëron tjetër evakuim masiv: Zjarret e përbindshëm po kthehen!

Merimbula, Australi – Autoritetet australiane kërkuan një tjetër evakuim masiv në të gjithë juglindjen tepër të populluar të enjten, për shkak të rikthimit të një moti të nxehtë që ndezi zjarre të mëdha dhe kërcënon disa qytete dhe komunitete, njofton Reuters.

Kryeministri i shtetit të Victoria u bëri thirrje njerëzve të jenë në gatishmëri përpara kushteve ekstreme të motit që priten.

“Nëse ju merrni udhëzime për t’u larguar, ju duhet të largoheni”, tha Andreë në një deklaratë në televizion. “Kjo është e e vetmja mënyrë që ju shpëton”.

Pjesë të ishullit Kangaroo, një vend i pasur turistë shumë i pasur me kafshë të egra në brigjet juglindore ku kryeministri Scot Morrison të mërkurën u bëri lutje turistëve të huaj që të mos ndalen prej zjarreve, u evakuuan përsëri të enjten.

“U bëj thirrje të gjithëve që të dëgjojnë paralajmërimet, të ndjekin këshillat dhe të shkojnë në pjesën lindore të ishullit, që konsiderohet i sigurt në këtë pikë”, tha Shefi i Zjarrfikësve në Australi, Mark Jones./SYRI.NET