Conte nuk e preferon, për Politanon shfaq interes rivali i Interit

Matteo Politano nuk po arrin të aktivizohet rregullisht që kur në drejtim të Interit erdhi Antonio Conte.

26-vjeçari ketë sezon është aktivizuar 10 herë dhe asnjëherë nuk ka arritur të luajë për 90 minuta të plota.

Gjithsesi karriera e Politanos mund të marrë një kthesë të re këtë muaj, pasi për lojtarin ka shfaqur interes Milani.

Kuqezinjtë e shikojnë sulmuesin si përforcimin e duhur për t’ia bashkuar Ibrahimovicit në vijën e parë të sulmit.

Duket se kalimi i lojtarit në ngjyrat kuqezi është në rrugën e duhur, pasi drejtuesit e klubit nga Milanello kanë marrë pëlqimin e Politanos për të kaluar nën urdhrat e trajnerit Pioli.

Për ta lënë të lirë futbollistin zikaltrit kërkojnë 25 milionë euro.