FOTO+18/ Ishulli korean që e dashuron seksin, muze special kushtuar aktit

Në një kulturë që shpesh konsiderohet të jetë tradicionalisht konservatore rreth seksit, ishulli Jeju në Korenë e Jugut po i thyen tabutë jo me një, por me dy muzeume dedikuar të gjitha aspekteve të seksit, sipas BBC. Në një reportazh me pamje nga Sang Hyun Lee dhe Kwon Moon, përshkruhen këta muze dhe qëllimi i tyre.

Kujdes, janë foto me përmbajtje seksuale të veçantë. Sepse shoqëria koreane është e bazuar tek konfucianizmi dhe konsiderohet tabu të flasësh hapur për gjërat erotike.

“Qëllimi i muzeut tonë është të mundësojë diskutimin pa kufizime në lidhje me seksualitetin. Muzei Seksit dhe Shëndetit është muzeu më i madhi në botë”, tha për BBC, Menaxheri i Përgjithshëm i tij Yoon Sungjin. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 12 akrash ku ka mbi 1000 vepra arti dhe më shumë se 3000 libra për seksin që janë vendosur në një ndërtesë prej 2 akrash.

Veprat historike janë radhitur sipas periudhave historike dhe organizuar sipas rajoneve, Azia, Afrika, Europa.

Ishulli Jeju ka dhe një muzeum të dytë. Ka dhe “Loveland”, një park me temë erotike që synon t’i bëjë njerëzit të ndihet rehat lidhur me seksin, tha Menaxheri i Përgjithshëm i “Loveland”  Lee Songhyun./SYRI.NET