Trampolina shkakton rrëmujë në mes të trafikut, shkëputet prej erërave të forta

Ky është momenti kur shoferët në një rrugë kanë mbetur  të tronditur pasi iu është dashur të përballen me një  trampolin të madh i cili ka rënë në Skoci nga erërat e forta që kanë fryrë së fundmi. 

Trampolini i madh u pa duke fluturuar nëpër ajër dhe duke u rrotulluar në rrugën Culloden, Inverness, mëngjesin e djeshëm.

Erërat frynin deri në 76 km / orë dhe kohët e fundit kanë pushtuar gjithë Skocinë duke shkaktuar kaos në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Pamjet tregojnë shoferët që lëvizin përpara në përpjekjet e dëshpëruara për të shmangur trampolinën.

Trampolina merret lehtësisht nga erërat duke u rrotulluar nëpër ajër drejt një furgoni të bardhë në lëvizje.  

Shoferi arrin ta shmangë nga rruga e tij dhe të kalojë rrezikun në kohë.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net