VIDEO/ ‘E mbytëm me peshqirë’/ Dëshmia tronditëse e të riut që vrau nusen e xhaxhait

Kunati i të ndjerës Diana Saliaj, Ilir Saliaj, ka folur për media për ngjarjen tragjike, që tronditi mbarë opinionin publik, teksa 50-vjeçarja u gjet e lidhur me litar dhe e vdekur në një rezervuar.

Ajo ishte vrarë nga nipi i burrit të saj, 16-vjeçari Luis Saliaj, dhe dy shokët e tij, të cilët i kishin shkuar në shtëpi për ta grabitur dhe më pas e kishin lidhur dhe e kishin hedhur në rezervuar. Për këtë ngjarje tronditëse, xhaxhai shprehet se nuk do ja falë kurrë të riut dhe se nuk e ka më nip.

‘Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë.

Dhe kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë, por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje.

‘E kemi mbytur me peshqirë’, thotë, dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari, dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë’, tha xhaxhai adoleshentit.