Australi, Victoria përgatitet të presë zjarre katastrofikë

Shteti australian i Victoria ka deklaruar përsëri një gjendje fatkeqësie, përpara parashikimit të kushteve dinamike, të rrezikshme, në një zonë të madhe zjarri.

Pavarësisht një krize kombëtare zjarresh që nga shtatori, shteti juglindor sapo po hyn në atë që konsiderohet periudha më e keqe e zjarreve.

Flakët kanë djegur 1,2 milionë ha në Victoria dhe kanë marrë tre jetë njerëzish. Në rang kombëtar, 26 persona kanë vdekur.

Rreziku pritet të jetë më i madh të premten për shkak të motit të nxehtë dhe të paqendrueshëm.

“E di që nuk e kemi parë kaq aktivitet të madh të zjarrit që në fillim të sezonit” tha Kryeministri Daniel Andreës të enjten.”Por unë do të shtoj dhe këtë: Nuk mendoj se ne kemi parë kaq shumë bashkëkordinim, një përgjigje kaq efektive për këtë zjarr të paprecedentë siç kemi parë këto javët e fundit”.

Australia u përball me vitin më të nxehtë dhe më të thatë rekord në 2019 për shkak të dy fenomeneve specifike të motit dhe ndryshimeve klimaterike, tha Byroja e Meteorologjisë të enjten.

Cila është situata në Victoria?

Autoritetet kanë kërkuar që njerëzit të largohen nga rajonet alpine dhe lindore të vendit, përfshirë East Gippsland të shkatërruar nga zjarri, përpara të premtes.

Temperaturat pritet të ngjiten në 41 gradë celcius dhe të shoqërohen me erëra të rrezikshme dhe vetëtima të thata, pa shi.

Kjo do të përkeqësojë zjarret dhe ndoshta të ndezë vatra të reja, thanë zyrtarët. Ata i frikëshohen një zjarri të madh, një “mega zjarr” që mund të shkaktohet nga bashkimi i dy rrymave të ndezura me njera tjetrën./SYRI.NET