ZYRTARE/ Inter blen mbrojtësin e Përfaqësuese së Kosovës

Andi Hoti është zyrtarisht futbollist i Interit.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb” drejtuesit e klubit zikaltër kanë depozituar kontratën Hotit në Ligën Profesioniste të futbollit italian.

16 vjeçari ishte pjesë e Zurich në Zvicër, ndërsa tashmë do të përfitojë eksperiencë të re në akademinë e Interit.

Ai ka luajtur më parë Shqipërinë U17, ndërsa më pas ka ndërruar zgjedhje për të përfaqësuar Kosovën.