Trump ironizon sulmet me raketa: Irani po ja del të 'qëndroi në këmbë'

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Irani "duket se po qëndron në këmbë" pasi shënjestroi bazat ajrore që strehojnë forcat amerikane në Irak.

Z. Trump tha se nuk kishte viktima nga forcat e SHBA ose të Irakut në sulme dhe bazat pësuan vetëm dëme minimale.

 “Forcat tona amerikane janë të përgatitura për gjithçka. Irani duket se po tërhiqet”, ka deklaruar ai.

Ai po ashtu ka thënë se “fushtata e terrorit dhe vrasjeve” të Iranit nuk do të tolerohet.

Konferenca e presidentit po zhvillohet pasi Irani ka sulmuar dy bazat amerikane, Irbil dhe Al Asad, në Irak në orët e para të mëngjësit të së martës.

Televizioni shtetëror iranian ka thënë ky sulm është hakmarrje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të vrarë komandantin e forcave elite iraniane, Qasem Soleimani një javë më parë.

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Soleimanin, “terrorist”, meqë ai udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.