Rama: Do të vizitoj Rusinë, do të takoj Putinin

Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi, ku pritet të takohet me Vladimir Putin.

Vizita ende nuk ka datë të caktuar, ndërsa do të behët pasi Shqipëria të marrë ditën e nesërme në mënyrë zyrtare drejtimin e OSBE-së.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në zyrat qendrore të OSBE-së në Vjenë, Rama u shpreh se do të zhvillojë vizita dhe në Ukrainë dhe SHBA si drejtues i kësaj organizate.

‘Vizita në Rusi është pjesë e axhendës si drejtues i OSBE dhe është pjesë e axhendës që unë kam ndërmarr. Janë disa vizita që do të bëhen shumë shpejt, në Ukrainë, SHBA dhe në Rusi, për datat presim konfirmime’, tha Rama