Man United merr goditje të rëndë, dëmtohet lojtari 87 milionësh!

Manchester United ka pësuar një goditje të rëndë.

Qendërmbrojtësi kryesor, Harry Maguire pritet të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të blerta pasi ka tërhequr muskulin e legenit.

Dëmtimi shkatërrues për “Djajtë e Kuq” ka ndodhur teksa ekipi i Solskjaer po lufton për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

 Maguire është dëmtuar gjatë barazimit me Wolves në FA Cup.