Konflikti Iran - SHBA rrezikon zhvillimin e Superkupës së Spanjës dhe Rally Dakar

Konflikti Iran - SHBA mund të ndikojë në mbarëvajtjen normale të Superkupës së Spanjës dhe Rally Dakar, të cilat zhvillohen në Arabinë Saudite.

Duke ditur që Arabia Sauditë është aleate e SHBA-së, Irani ka kërcënuar se në rast se ata i ndihmojnë Amerikanët do të jenë subjekt i sulmeve.

Janë plot 104 pika kyçe, që janë vënë në shënjestër dhe nuk do të ishte çudi nëse një prej tyre të koincidonte afër vendeve ku zhvillohen ndeshjet e Superkupës së Spanjës dhe garat e “Rally Dakar”.

Sipas mediave spanjolle, situata po monitorohet me kujdes dhe vlerësohet rreziku aktual, për të kuptuar nëse aktivitete sportive në fjalë mund të zhvendosen në rast rreziku. Gjithsesi, janë marrë masat duke rritur sigurinë në territoret ku zhvillohen këto aktivitete.(marca)