VIDEO/ Trump: Asnjë viktimë nga sulmi me raketa nga Irani

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i është drejtuar kombit Amerikan dhe më gjerë me një fjalim, pas sulmeve me raketa nga Irani.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, i rrethuar nga zv.presidenti dhe këshilltarët e tij ushtarakë, Trump është shprehur se nga sulmi i Iranit nuk ka asnjë jetë të humbur.

‘Asnjë jetë amerikane apo irakiane e humbur nga sulmi me raketa i Iranit.

Vetëm pak dëme janë bërë nga rënia e raketave.

Falënderoj të gjithë ata burra dhe gra amerikanë dhe irakianë për kurajon e tyre.

Irani është sponsorizues i terrorizmit dhe kërcënon se do të ndërtojë armë nukleare’, tha gjatë fjalës së tij presidenti i SHBA-së Donald Trump.