‘Nesër do të shohim në fushë për herë të parë blerjen e janarit’, Asani prezantohet tek klubi i ri

Ditën e sotme Jasir Asani është prezantuar tek klubi i AIK Stokholm, klub tek i cili është huazuar nga Partizani me të drejtën e blerjes në fund  të sezonit.

Futbollisti pritet të bëjë debutimin e tij me skuadrën e re ditën e nesërme, kur këta të fundit do të zhvillojnë edhe një miqësore.

Pikërisht kjo është komunikuar vetë nga klubi suedez, të cilët nëpërmjet faqes zyrtare, kanë prezantuar Asanin, duke e shoqëruar edhe me shkrimin: “Nesër do të shohim në fushë për herë të parë blerjen e janarit, Jasir Asani”.

Asani do të luajë si i huazuar deri në fund të sezonit aktual, dhe në rast se bind drejtuesit me paraqitjet e tij, do blihet përfundimisht kartoni i tij nga Partizani.