Gjata për SYRI TV: Ismailaj, ja nga i marrim dokumentet për të inkriminuarit e Ramës

I ftuar në Syri Tv, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, duke komentuar kërkesën për verifikim që PD i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për kryetarin e Bashkisë Mallakastër Qerim Ismaialaj, tha ndër të tjera se shpreson që Prokuroria të mos e zvarrisë këtë çështje, por të hetojë pa hezitim.

Gjata tha se dokumentet për personat e inkriminuar që Rama vendos në krye të punëve të vendit, vijnë nga jashtë.

Ndërkohë që Rama duhet të mbajë përgjegjësi për të gjithë të inkriminuarit që ka zgjedhur në parlament dhe në krye të bashkive, pa të cilët duket se nuk mbijeton dot në politikë.

‘Prokuroia hesht por ne do bëjmë punën tonë. Çështë ky kryeministër që fut të inkriminuarit në krye të punëve të shtetit. Ne jemi institucionalist dhe ia kemi dërguar prokurorisë personat e inkriminuar që Rama zgjedh ti vendosë në krye të punëve të tij. Shpresoj që Prokuoria ta bëjë këtë hetim sa shpejt, dhe të mos e cojë në kalendat greke. Kjo është në dorën e Prokurorit të Përgjithshëm, Ai duhet ta kthejë drejtorinë e dekriminalizimit në nivelet që ishte para Arta Markut. Në rastin konkret Qerim Ismailaj ka qenë i debuar nga shteti grek. Dhe këtë fakt duhet ta shënonte në formularin e dekriminalizimit. Dakti që se ka bërë e çon në ndekje penale. Deri tani na vijnë dokumentat nga jashtë dhe këta nuk kanë çfarë të bëjnë. Për kompetencat që ka Prokurori i Përgjithshëm është më i parëndësishmi në Reformën e Drejtësisë’

Ndër të tjera Gjata ka folur edhe për kërkesat që Parlamenti çon në Komisionin e Venecias duke i cilësuar ato si qesharake.

‘Marrëdhënia e shtetit shqiptar me Komisionin e Veneciac është kthyer në qesharake. Pse e them këtë. Sepse sa kërkesa ka çuar Shqipëria nuk ka çuar e gjitha Evropa bashkë. Venecia nuk është gjykatë. Këtë e zgjidh Gjykata jonë Kushtetuese

Venecia nuk zgjidh çështje konkrete, merret me çështje parimore. Raporti i Kushtetutës sonë është në raport me konventat e Bashkimit Evropian. Venecia jep thjesht opinion shkencor, doktrinar,  nuk ka as nivelin e Strasbuirgut, që gjobit. Jo si e bën Parlamenti jonë që për çdo çështje e çon në Venecia’-tha Gjata.