Ambasada Gjermane publikon rregullat/ Si mund të merrni një vizë pune
Ambasada Gjermane në Tiranë ka sjell në vëmendje që qytetarët shqiptarë do të vazhdojnë të kenë nevojë të pajisen me vizë pune, nëse duan të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.
Sipas njoftimit, për këtë vizë duhet të aplikohet pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë përpara se të ndërmerret udhëtimi drejt Gjermanisë.
Njoftime, me përmbajtje të ndryshme nga kjo, të cilat qarkullojnë pjesërisht edhe në media, nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
Rregullat për vizë Gjermane:
Ne duam t’Jua lehtësojmë sa më shumë të jetë e mundur udhëtimin Tuaj për në Gjermani – këtu do të gjeni të gjitha informacionet e rëndësishme rreth aplikimit për lëshimin e vizës si dhe mund të shkarkoni nga kompjuteri formularin e aplikimit si dokument pdf.
Udhëzime të përgjithshme rreth aplikimit për vizë
Personat, që ju drejtohen jashtë territorit të Ambasadës dhe që ju ofrojnë lehtësira në aplikim përkundrejt parave, NUK janë personel i Ambasadës dhe nuk i lidh asgjë me Ambasadën. Krahas kësaj Ambasada këshillon urgjentisht të mos lini takime përmes agjencive të udhëtimit, të ashtuquajtura ‘agjenci vizash’. Rezervimi i një takimi bëhet në mënyrë të pavarur dhe pa kosto përmes faqes së internetit të Ambasadës. Përmes një kërkese me email apo përmes kontakteve të tjera me Ambasadën mund të merrni këshillim të kualifikuar dhe pa kosto lidhur me çështjet e vizave.
Udhëzime rreth aplikimit për vizë afatshkurtër
Që nga data 15.12.2010 për shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës hiqet detyrimi i pajisjes me vizë për qëndrime afatshkurtra sipas Nenit 1, Paragrafi 2 i rregullores së qëndrimit. Heqja e detyrimit të vizave vlen vetëm për mbajtësit e pashaportave biometrike.
Formularët e aplikimin për vizë
Rekomandohet, që si për vizat kombëtare ashtu edhe për vizat Schengen të përdoret aplikimi online VIDEX në funksion të përshpejtimit të procedurave tuaja në sportel. Që prej shkurtit 2020 Ambasada do të pranojë vetëm formularë aplikimesh të plotësuara përmes VIDEX.
Formularët për viza Schengen:
Aplikimi përmes VIDEX
Formular aplikimi për vizë shengen
Formularët për viza kombëtare:
Aplikimi përmes VIDEX
Formular aplikimi për vizë kombëtare
Fletë informacioni
Këtu Ju do të gjeni fletëpalosje me informacione të ndryshme të ambasadës për procesin e pajisjes me vizë.
Fletë informacioni rreth njohjes së diplomave të shkollës së lartë në Gjermani
-
Fletë informacioni rreth njohjes së diplomave të shkollës së lartë në Gjermani
-
Flete informacioni për vizë me qëllim kërkimin e një vendi pune
-
Flete informacioni për vizë me qëllim punësimi në profesione të kualifikuara dhe Karta Blu
-
Flete informacioni për vizë punësimi në sektorin e kujdesit infermieror
-
Flete informacioni për vizë me qëllim kualifikimi ose praktike
-
Flete informacioni për vizë me qëllim punësimi si babysitter "Au-Pair"
-
Flete informacioni për vizë me qëllim punësimi të pavarur në Gjermani
-
Flete informacioni për vizë me qëllim tërheqjen e bashkëshortit/es ose partnerit /es
-
Flete informacioni për vizë me qëllim tërheqjen e një fëmije minoren gjerman (të palindur)
-
Flete informacioni për vizë me qëllim tërheqjen e një fëmije minoren
-
Flete informacioni për vizë me qëllim frekuentim shkolle / shkëmbim nxënësish në Gjermani
-
Flete informacioni për njohuri gjuhësore në rast aplikimi për vizë
-
Flete informacioni për siguracion shëndetësor të mjaftueshëm në rast vizash kombëtare
-
Flete informacioni për vizë me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi si shofer profesionist
-
Kërkesë për informacion rreth ndalim-hyrjeve në Gjermani apo në vendet e Schengen-it
Jo për shtetas shqiptarë:
-
Fletë informacioni për vizë Schengen me qëllim vizite në Gjermani
-
Fletë informacioni për vizë Schengen me qëllim biznesi në Gjermani
-
Fletë informacioni për vizë Schengen me qëllim udhëtim turistik në Gjermani
Tarifa e vizës
Për shkak të një ndryshimi të ligjit, tarifa për lëshimin e një vize kombëtare (D-Visa) nga data 01.09.2017 do të kushtojë 75€. Tarifa për viza Shengen (C-Visa) mbetet e pandryshuar 60€. Deri më tani edhe përjashtimet nga pagesa e tarifës mbeten gjithashtu në fuqi dhe të pandryshuara. Të gjitha tarifat paguhen sikurse edhe më parë në LEK, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.
Kohëpritja për aplikantët
Nisur nga një fluks i lartë kërkesash për data aplikimesh për vizë shpërndarja e tyre bëhet me ndihmën e një liste datash dhe oraresh. Lutemi të regjistroni kërkesën tuaj për një takim me qëllim aplikimin për vizë punësimi sipas §26 kreut 2 të Ligjit për Punësimin e të Huajve (‘Rregullorja për Ballkanin Perëndimor’). Datat dhe oraret e intervistave do të caktohen strikt në mënyrë kronologjike sipas regjistrimit.
Koha e pritjes për një datë/orë interviste momentalisht është qartësisht më e gjatë se një vit. Datat dhe oraret për intervista do të jepen për sa kohë që do të jetë i vlefshëm 26 kreu 2 i Ligjit për Punësimin e të Huajve. Sipas kuadrit ligjor aktual ky afat përfundon në 31.12.2020.
Përpara se të kapni telefonin ...
Mundësitë e Ambasadës Gjermane në teknikë dhe personel për të dhënë informacione të natyrës konsullore përmes telefonit, për fat të keq, janë të kufizuara. Gjithashtu punonjësit nuk mund të përgjigjen ndërkohë që janë duke punuar në sportel.