U-17/ Kalendari i kuqezinjve në ‘Mercedes Benz Aegean Cup 2020’

Shqipëria e 17-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, do të marrë pjesë në turneun “Mercedes Benz Aegean Cup 2020”, një turne për të rinjtë që organizohet nga Federata e Futbollit të Turqisë çdo vit me qëllim promovimin e të rinjve.

Turneu do të zhvillohet në Altinordu, nga datat 15 deri në 21 janar dhe në këtë kompeticion marrin pjesë 8 skuadra kombëtare, të ndara në dy grupe.

Grupi A përbëhet nga Turqia, Republika e Irlandës, Kosova dhe Tanzania.

Shqipëria bën pjesë në Grupin B së bashku me Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Korenë e Jugut.

Ndeshjet e fazës së grupeve zhvillohen në 15, 17 dhe 19 janar.

Në datë 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e tretë dhe finalja e madhe për të shpallur fituesin e turneut.

Kalendari

15 Janar 2020 / Shqipëri – Maqedoni e Veriut ora 14:30

17 Janar 2020 / Ukrainë – Shqipëri ora 14:30

19 Janar 2020 / Koreja e Jugut – Shqipëri ora 14:30

21 Janar 2020 / Finalet