FOTO/ Inter pranë goditjes së parë në merkato

Në pritje të Arturo Vidal dhe Christian Eriksen, Interi është shumë pranë afrimit të parë në merkaton e dimrit.

Sipas mediave në Itali, Ashley Young është vetëm një hap larg zikaltërve.

34-vjeçari e ka gjetur marrëveshjen në planin personal, për një kontratë e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2021 dhe tashmë pritet vetëm “ok” i Manchester United.

Klubi anglez nuk e ka luksin të pretendojë shifra të ekzagjeruara për kapitenin, në radhë të parë për shkak se kontrata e tij me United përfundon në fund të sezonit, por edhe sepse Young nuk është një lojtar në pranverën e karrierës së tij.

Interi prej kohësh po kërkon lojtarë të aftë në krahët e mbrojtjes e mesfushës dhe, duke qenë se Marcos Alonso kushton shumë, e ka kthyer krejtësisht vështrimin nga lojtari i përfaqësueses angleze, i cili e ka treguar tashmë gatishmërinë e tij për t’u transferuar në Milano, ndërsa Conte mund ta përdorë si në të majtë ashtu edhe në të djathtë.