Skandali i ri me hartën e Kosovës, Berisha akuzon Ramën: Tradhtar i kombit! Turpi e mbuloftë!

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit, e ka akuzuar si “tradhtar”, kreun e qeverisë, Edi Rama, pas një skandali të ri me dokumentet e shtetit shqiptar, ku Kosova paraqitet ende si pjesë e Serbisë. Ishte Agjensia e Investimeve të Huaja që e publikoi hartën në vijim dhe që ngjalli reagimin e fortë dhe të ashpër të Berishës:

“Tradhtari i kombit, Esad Toptani i Ri, pasi firmosi për Jugosllavinë e Re në Novisad, - shkruan ish-Kryeministri në Fb, -  shpërndan harta vetë dhe nga institucionet e shtetit të tij vasal të Beogradit, në të cilat Kosova është fshirë si shtet dhe paraqitet si territor i Serbisë! Kjo është harta që ky tradhtar i kombit shpërndan në botë me Agjensinë e tij të Investimeve të Huaja! Turpi e mbuloftë!"