Njeriu që u bë shkak për tensionet mes SHBA dhe Iranit

Një kontraktor ushtarak amerikan, i cili u vra nga një raketë në Irak, u varros në Kaliforni.

Nawres Waleed Hamid vdiq më 27 dhjetor në një bazë ushtarake pranë qytetit të Kirkukit.

Autoritetet amerikane thanë se një milici e mbështetur nga Irani qëlloi mbi bazën amerikane, duke vrarë Hamid dhe disa të tjerë.

Sulmi nxiti nisjen e një serie veprimesh mes SHBA dhe Iranit, që e kanë ndezur rajonin.

E shoqja e Hamid tha se kishte nisur të ndjente se diçka nuk shkonte kur ai nuk po i përgjigjej në celular.

Kompania ku punonte Hamid pagoi për funeraln.

Hamid kishte lindur në Irak dhe ishte vendosur me të shoqen në SHBA në vitin 2011, kur ajo ishte shtatzënë.

Në vitin 2017 ai u bë amerikan i natyralizuar.

Pas vrasjes së Hamid, SHBA sulmoi bazën e militantëve pro-iranianë, duke vrarë 25 prej tyre. Si reagim, grupet pro-iraniane në Irak sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad duke i vënë flakën rrethimit.

Disa ditë më vonë, amerikanët ekzekutuan gjeneralin më të fuqishëm iranian, Qassem Soleimani. Të martën, iranianët sulmuan bazat amerikane në Irak me raketa.