Në Australinë e djegur nga zjarret rikthehet jeta, çelin bimë të reja

Fotografitë e pabesueshme kanë zbuluar rezistencën e jetës së egër në vend ndërsa zjarret po shkatërrojnë Australinë.

Bimë të gjelbra dhe rozë të porsaçelura janë kapur duke u shfaqur nëpër tokat e nxira të Uellsit të Ri të Jugut të shkatërruar nga zjarri, duke luftuar përsëri përkundër thatësirës dhe krizës së vazhdueshme të zjarrit. 

Jeta e re ka ofruar një ndjenjë shprese në një kohë vërtet të ngarkuar emocionalisht për të përballuar shumë nga ndikimet e zjarreve që kanë pushtuar vendin prej muajsh tanimë.

Imazhet u kapën nga dy fotografë vendas përreth  zonës Kulnura të Bregut Qendror të Uellsit të Ri.

Një nga ato ishte Mary Voorwinde, e cila ndau imazhet në faqen e saj në Facebook  'Fotografi nga Mary'. 

Voorwinde e titulloi postimin e saj me një mesazh emocional duke përshkruar ndjenjën e shpresës që ndjeu pasi pa jetën e re. 

'Me gjithçka që humbet në natyrë, përsëri ka shpresë për jetën.”

©dailymail.co.uk/ F.H-Syri.net