‘Nuk më kishte shfaqur shqetësime’, Saliaj rrëfen si mori lajmin e vrasjes së bashkëshortes

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Mallakastër ku u vra në mënyrë makabre një 50 vjeçare ka ragura edhe burri i viktimës që ishte ne Greqi në momentin e ngjarjes.

Hair Saliaj, bashkëshorti i Drita Saliaj ka rrëfyer momentin kur ka marrë vesh vrasjen e gruas së tij.

Ai u shpreh se e kishte marrë në telefon, por Drita nuk ia kishte hapur. Për ngjarjen e njoftoi vëllai i madh.

"Unë isha në Greqi dhe e marr në telefon dhe nuk ma hapi telefonin. Më njoftoi vëllai i madh,  i cili kishte shkuar në polici. Në Greqi kisha shkuar në fund të nëntorit", tha ai.

Ai tha se e kishte lënë disa herë vetëm bashkëshorten, por ai nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim. Ndërsa tha se do të kërkojë drejtësi edhe për nipin, u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e nipit.

"Patjetër, edhe fëmija po të ishte ai është krim", tha Hair Saliaj.