‘Je plakur shumë futja botox’ Arbana Osmani ja 'mbyll gojën' ndjekëses me sportivitet

Arbana Osmani me anë të një foto të publikuar në Instagram njoftoi se shumë shpejt do të fillojë programi ku ajo bën pjesë si moderatore ‘Dua të bëj të lumtur’.

Moderatorja në postimin e publikuar u shpreh se mezi po pret të rikthehet në ekran duke treguar se heronjtë e vërtetë të këtij emisioni është publiku.

  ‘Mezi po pres të shihemi bashkë nga 18 Janari në Top Channel, ku heronjtë e vërtetë do të jeni si gjithmonë Ju’ është shprehur moderatorja.

Komentet në postimin e Osmanit ishin të shumta por përveç urimeve për rifillimin e programit tërhoqi vëmëndjen një postim i një ndjekëse së saj që nuk kishte të bënte me programin por me paraqitjen e saj.

 ‘Je plakur shum futja ndonje botox’ i komentoi ndjekësja, koment të cilin Osmani nuk e la pa përgjigje.

 "Jo mi, mirë jam, thjeshtë s’kam vënë filtrat e bukurisë së përjetshme" ia ktheu Osmani me shumë sportivitet ndjekëses.