FOTO/ ‘Në gojën e luanit’: Azilkërkuesit meksikanë i frikësohen deportimit në Guatemalë

Ciudad Juarez, Meksikë – Meksikanët që kërkojnë azil në SHBA për t’i ikur dhunës dhe paligjshmërisë ën atdheun e tyre, kanë frikë më të keqen tani, nëse ata i dërgojnë në Guatemalë sipas një vendimi të ri të qeverisë Trump për të pakësuar azilkërkuesit, njofton Reuters.

Sipas rregullave amerikane që u bënë publike të hënën, meksikanët që kërkojnë mbrojtje në kufirin me SHBA duhet të shkojnë me avion në Guatemalë për të kërkuar azilin.

Presidenti amerikan Donald Trump, vitin e kaluar, reagoi ndaj rritjes së kërkesave për azil nga shtetasit e Amerikës Qendrore, duke nxitur një sërë politikash që synonin t’i mbanin ata larg SHBA-së.

Këto rregulla të reja po zbatohen për emigrantët nga Meksika si dhe për ata nga Hondurasi dhe El Salvadori, sipas udhëzimeve dhe ka të ngjarë të japin efekt.

Ishte e paqartë se kur SHBA do të fillonin t’i dërgonin meksikanët në Guatemalë.

Qeveria meksikane llogariti se 900 azilkërkues meksikanë do ta ndiejnë këtë nga muaji shkurt, pa sqaruar se ku e kishte gjetur këtë afat dhe si e kishte llogaritur këtë shifër.

Meksikanët, që thonë se vendi i tyre është i pasigurt për shkak të zhvatjes nga bandat e drogës, thanë se politikat që po përdoren u japin atyre fare mundësi.

“Unë nuk mund të kthehem në shtëpi, sepse ata kanë rrëmbyer djalin dhe vëllanë tim,” tha Carlos, një azilkërkues amerikan që synon të hyjë në SHBA përmes kufirit të qytetit Tijuana. Ai tha se ia kishte mbathur nga bandat kriminale në shtetin jugperëndimor të Guerrero.

“Ata më ndjekin. Nëse unë kthehem, e sigurtë që do të më vrasin. Unë nuk jam i sigurt në Meksikë, edhe më pas do të jem në Guatemalë.”, shtoi ai duke kërkuar që emri të mos i dalë në shkrim për arsye sigurie. Reuters nuk mundi ta vërtetonte vetë këtë histori të tijën.

Që nga përfundimi i luftës civile në Guatemalë në 1996, vendi ka pasur një numër të lartë vrasjesh më shumë sesa Meksika, fqinji i saj verior.

Guatemala është e më e varfër dhe më e rrezikshme dhe meksikanët kanë atje më pak kontakte se sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eugenio, 48 vjeç, arriti në qytetin kufitar të Ciudad Juarez me familjen e tij para katër muajsh është në listën e pritjes për shansin që të paraqesë kërkesën e tij tek zyrtarët amerikanë. Ai ai tha se radha d’i vinte këtë javë dhe perspektiva për t’i dërguar në Guatemalë ishte e madhe.

“Të shkosh në Guatemalë është si të shkon drejt e në strofkën e luanit” tha Eugeni. Duke shpjeguar se kishte frikë se kriminelët që kishin kërcënuar familjen e tij në Meksikën qendrore mund ta gjurmonin atë dhe përtej kufirit jugor. Ai tha se nëse nuk do të merrte azil në SHBA, do të provonte për në Kanada.