‘Interin duhet ta shohim në ndeshjen me Atalantën’

Interi po zhvillon një kampionat mjaft të mirë, duke kryesuar Serie A së bashku me Juventusin me nga 45 pikë në 18 ndeshje.

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, mendon se zikaltrit duhet t’i shohin në ndeshjen e radhës kundër Atalantës.

Interi? Napoli ishte pa ekuilibër. I lejuan shumë hapësira dhe Interi përfitoi në kundërsulm. Të tre golat e zikaltërve erdhën nga gabimet e Napolit. Megjithatë, kjo skuadër nuk mposhtet asnjëherë. Mbase, ende nuk kanë ndërtuar një lojë, por janë të zotët të shfrytëzojnë gabimet e kundërshtarëve. Duhet të shohim ndeshjen e së shtunës ndaj Atalantës, e cila së bashku me Lazion janë skuadrat që luajnë më mirë”, u shpreh Moggi.