Shtresat në nevojë dhe dëshira e Kryeministrit për t’i injoruar

Shfaqja më e fundit që të bën të bën të revoltohesh, të qeshësh e të qash, të ulërish, të bërtasësh, e të godasësh fort me grusht, tryezë a çfarë të del përpara, është fytyra e ‘vrerosur’ e Kryeministrit, sa herë që shkon në shtëpitë e të vobektëve që la pas tërmeti.

Në fakt ata ishin të vobektë bash shumë kohë përpara tërmetit në saje të politikave, sjelljes mënyrës së të qeverisurit të Kryeministri dhe Kryeministri i kishte injoruar. Ju kujtohet fare mirë, kur Kryeministri me një të rënë të lapsit hoqi nga ndihma ekonomike me dhjetëra familje, që e shikonin atë pagesë modeste, si një dritëz shprese për veten dhe familjet e tyre.

Ishte po ky Kryeministër që vuri rregulla të reja për individët që merrnin pagesë paaftësie, duke i bërë të paraqiteshin vit për vit, nga ishin e nga nuk ishin në Tiranë. Kryeministri me fytyrën e ngrysur dhe tepër qesharake deri në kufijtë e idiotësisë, nisi të quante me ligj edhe udhëzime të veçanta invalidë, jo atë kishte humbur një gjymtyrë të trupit, por mundësisht të dyja.

Fatkeqi që kishte humbur një dorë apo një këmbë, konsiderohej i aftë për çfarëdolloj pune. Kur nuk u mjaftua me injorimin ndaj shtresave në nevojë, filloi edhe t’i talli paq. Ishte nisma e tij, fakti që pagesën e ndihmës ekonomike ‘duhet ta merrnin gratë’, se burrat me demek kishin abuzuar deri më tani dhe e kishin ‘shpenzuar duke i pirë’.

Ishte po ky kryeministër që i quajti një pjesë dembela, atyre që u hoqi bukën e gojës, asistencën sociale, sepse sipas tij ‘kishin gënjyer shtetin dhe ishin të aftë për punë’. Madje gjeti dy tri foto shtëpish të bukura, për t’i paraqitur banorët e këtyre banesave si abuzues të ndihmës ekonomike.

Por ndërkohë opozita dhe media nxorën me dhjetëra raste të varfërisë ekstreme së shumë qytetarëve, që për një televizor të falur, makinë larëse a frigorifer, u ishte hequr ndihma ekonomike, pa e ditur dhe pa ja njoftuar kush.

Kryeministri në mënyrën më të paturpshme, u hoq sikur e mori vesh për herë të parë në një studio, se një i verbër paguante tarifën e shkollës. Mjeshtër i shfrytëzimit të rastit të fatkeqësisë së individit të pamundur, për të bërë politikë dhe fituar pikë për vete, u çua në këmbë, i liroi vendin, u ul pranë, me fytyrë tepër të ngrysur si në çdo rast të tillë dhe i përgjërohej ‘se ai Zoti në Tokë, nuk e dinte këtë padrejtësi të madhe që i ishte bërë atij dhe shokëve të tij, të së njëjtës kategori’.

Po pyetja në këtë për këtë të paditur që i di të gjitha dhe shfrytëzon çdo mundësi prej fatkeqësisë së të therë është: Kush i firmos Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe a diskutohen këto vendime, apo thjesht firmosen siç kërkon Kryeministri?

Ai jo vetëm që e di që shumë  njerëz në nevojë nuk marrin atë mbështetje që meritojnë nga shteti, por është edhe shkaktari kryesor i kësaj situate. Ai, Zoti në Tokë, Kryeministri ynë

famëmadh i injoron dhe nuk dëshiron fare të dëgjojë për invalidët, të verbrit, njerëzit që nuk dëgjojnë, paraplegjik e tetraplegjik, fëmijë me sindromën doën, minatorët, të varfrit, të dëmtuarit nga tërmeti. Janë një seri kategorish e shtresash që për fat të keq numri e tyre shkon në rrije dhe që kryeministri i injoron tërësisht.

Ai nuk ishte ky njeri, që detyroi të gjithë fëmijët me sidromën doën, të dalin përpara komisionit çdo vit për të përfituar pagesën, pasi mjekët i bënin pyetjen: ‘A mendon se mund të përmirësohesh me kalimin e viteve’. A ka tallje, ngërdheshje, cinizëm, sadizëm, më shumë se kaq? A mund të shkoj ligësia edhe në këto kufij?

Po ashtu kryeministri nuk reagoi aspak, kur një prej deputetëve të tij të preferuara, Hyseni, në mungesë të argumenteve, fyeu ish-kryeministrin duke e quajtur ‘plak autik’. Në të vërtet Hyseni e ka bërë këtë përcaktim, në bazë të shijeve të Shefit të tij të Madh, që vdes për kësi krahasimesh.

Vetë Kryeministri nuk e ka për gjë të fyej të gjithë ata që kanë një defekt të lindur apo të fituar gjatë jetës, në sy të publikut. Dhe e bën këtë me plot qejf e dëshirë, në sy të kamerave, të gazetarëve, moderatorëve, popullit të thjeshtë. Këto veprime janë tërësisht në natyrën e vet. Ai i injoron, madje i urren me shpirt shtresat në nevojë. Nuk ka asnjë ndjesi humane për ta.

Ju mbahet mend, se cili ishte premtimi për ata që u dëmtuan nga tërmeti në rajonin e Korçës: ‘Dimri i këtij viti, nuk do t’ju gjej në çadra’. Ndërsa që jo vetëm dimri i gjeti në çadra, por do t’i lë në çadra, në pranverë, verë apo deri në dimrin tjetër. Po ashtu edhe për ata që humbën shtëpitë në Durrës, Thumanë, Fushë-Krujë, Krujë, Durrës, Vorë etj, të njëjtin premtim: ‘Në 2020, të gjithë do të jeni në shtëpitë tuaja.

Mirëpo, në fund të dhjetori u mor vesh se shtëpitë do të bëhen në 2021, ndërsa në 2021, është e sigurt se do të thotë: ‘Më duhet edhe një mandat për të përfunduar projektin tim ambicioz’. Po ashtu kryeministri do të zvogëloj çdo mundësi mbijetese, për shtresat në nevojë, duke i pamundësuar jetën në vendin e tyre. Ai është njeriu më i lumtur, që kjo kategori largohet nga vendi.

Po ashtu ai është mjaft i kënaqur që ata janë pjesë e spektaklit sa herë që i duhen. Me këtë ai mendon se ‘është i gjithë kërkuar, i rrethuar nga një dashuri e pamat, ka ndikim në popull dhe se populli nuk rri dot pa të’, me pak fjalë udhëheqësi që u ka munguar shqiptarëve prej 34 vjetësh. Kryeministri ishte zotuar se do të përmbushte detyrimet për të punësuar në administratë persona me aftësi të kufizuar dhe nevoja ndryshe, por në fakt suksesin më madh e pati me zëvendësministren e pa lëvizur të qeverive të tij, znj. Kospiri.

Kryeministri me Linditën premtuan më shumë mësues për fëmijët me nevoja të veçanta dhe aftësi ndryshe, por në të vërtet premtimi i bërë për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve, u zëvendësua më punësim të 740 mësuesve të fizkulturës njëherësh. Sa më shumë rritet (për fat të keq) numri i njerëzve që kategorizohen si shtresa në nevojë, aq më shumë rritet dëshira e Kryeministrit për t’i injoruar dhe shtyrë drejt largimit nga vendi.

‘Fisniku’ i fundit shqiptar, i lindur në oborrin e Versajës, që për fatin e keq të tij, u rrit në Tiranë dhe u bë kryeministër i Shqipërisë, nuk e duron dot mizerjen dhe varfërinë. Ai është mësuar me luks, shandane të arta, fesat të shfrenuarave verë dhjetëra vjeçare dhe me pjesëmarrjen e kurtizaneve më të përzgjedhura të Parisit, nuk mund të duroj dot varfërinë.

Halli e zuri të udhëheq këtë vend të ‘mallkuar’, por si gjithnjë pranë duhet të ketë vetëm ata që kanë para, që gostitin mbajnë në këmbë oborrin e tij, tejet të shtrenjtë e luksoz. Të varfrit, të pamundurit, ata që zvarriten e rropaten për bukën e gojës, duhet të rrinë në periferi, larg vëmendjes së publikut dhe mundet që ai vetë në të rrallë, t’i vizitoj, t’i flas pak e saktë e më pas parapa diellit vafshin.

Kjo është logjika e fisnikut të fisnikëve, tani që është në pushtet. Mbreti i pakurorëzuar që gabimisht e quajnë kryeministër nuk do t’ia dijë për shtresat në nevojë dhe as që ka më voglën dëshirë për të dalluar ekzistencën e tyre. Ata duhet të jenë thjesht një statistikë, në tabelën vjetore të varfërisë së një shteti.