FOTO/ Do kryej shërbimin ushtarak aktori turk me origjinë shqiptare ndryshon look

Can Yaman aktori turk me origjinë shqiptare është një ndër meshkujt më të pëlqyer nga vajzat përsa i përket pamjes fizike jo vetëm në Turqi por dhe në shumë vende të botës.

Yaman u bë shumë i njohur nga seriali "Dolunay (Hëna e plotë)", por famën e madhe po e merr këtë vit me serialin "Erkenci kus (Zog i hershëm)".

Për të luajtur në këtë serial, 28-vjeçari bëri një ndryshim në pamje që i la të gjithë gojë hapur duke lënë mjekër e duke shkuar 5 ditë të javës në palestër duke krijuar kështu një trup me muskuj.

Por së fundmi siç dhe duket aktori turk është kthyer sërish në fillmet e tija.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet pa mjekër dhe dhe pa flokët e gjata të cilat prej vitesh e karakterizonin pamjen e aktorit.

Sipas mediave turke Can Yaman ndryshoi look pasi ai do të kryej shërbimin ushtatarak në Izmir.

Besojmë se dhe më këtë ndryshim Can Yaman do të mbetet sërish i preferuara i shumë vajzave.