Kryebashiaku i Ramës, PD-së/ ‘Unë jam i pastër, motrën e kam me probleme’

Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj se ka fshehur një dënim të marrë në Greqi, dhe për këtë i ka kërkuar prokurorisë që të kryejë verifikimet e rastit.

Sipas PD-së, në vitet 1999-2000, Saliaj është dënuar dhe dëbuar nga Greqia.

I gjendur në varrimin e Drita Saliajt, e cila u vra nga nipi i burrit të saj, që kërkoi ti vidhte banesën, Ismailaj ka deklaruar për gazetarët se është i hapur ndaj çdolloj hetimi.

Ai ka deklaruar se në Greqi hyn pa asnjë problem, dhe ka shkuar jo më larg se para dy javësh, te motra e tij që banon në shtetin fqinj.

Unë skam asnjë lloj dijenije, jam shumë i hapur për çdolloj verifikimi.

Nuk jam ndaluar në asnjë rast në shtetin grek. Unë kam motrën në Greqi, dhe ka pasur problemet e veta familjare, vaftisi djalin, dhe kam shkuar para dy javësh në shtetin grek, pa asnjë lloj problemi’, u shpreh Qerim Ismailaj.