Neymar tregon ‘idhujt’: Me këta lojtarë do të doja të luaja

Neymar shihej si një nga futbollistët më me perspektivë që shumë shpejt mund të zbriste nga froni Ronaldon dhe Mesin, megjithatë transferimi te PSG e ka dëmtuar jo pak.

Sulmuesi nuk po vlerësohet më për vlerat e tij reale dhe meritat për paraqitjet që bën po i merr klubi, duke qenë se ka ndërtuar një skuadër që dominon kampionatin dhe ku të gjithë janë yje në pozicionin e tyre.

Dëshira e Neymar është të rikthehet edhe një herë në Spanjë, por duket e vështirë.

Ndërkohë, ai ka folur edhe në lidhje me dëshirat që ka për futbollistët të cilët do të donte t’i kishte shokë skuadre, ku ka përmendur disa nga emrat e lojtarëve që kanë shkruar histori në futbollin botëror.

“Do të doja të luaja me Romarion. Ronaldo (Fenomeni) është një tjetër futbollist, megjithëse me të kam luajtur në ndeshjen e tij të lamtumirës. Do të më pëlqenin edhe Zidane e Ibrahimovic”, u shpreh Neymar.