Pas vrasjes në Mallakastër, familja e 16-vjeçarit braktis shtëpinë

Banesa e 16-vjeçarit Luis Saliaj, që në bashkëpunim me shokët e tij vrau nusen e kushëririt të babait, pasi shkoi në banesën e saj për ta vjedhur është bosh. Gazetari ‘BalkanËeb’ ka udhëtuar drejt Gjerbës të Mallakastrës, vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa e vrarë mbeti Drita Saliaj. Gazetari pohon se që prej ditës së djeshme, nëna e autorit të krimit, është larguar nga banesa, ndërsa burri i saj ndodhet në burg.

Në pamjet e publikuara nga  shihet se këtë banesë, shumë pranë asaj të viktimës, nuk lëviz askush, ndërsa dera është e mbyllur. Siç deklaruan edhe më herët familjarët e dy familjeve, mes tyre ka pasur mosmarrëveshje.

Aktualisht Luis Saliaj, Sindi Shehaj si dhe Ervis Zotaj ndodhen pas hekurave, pasi akuzohen se torturuan dhe më pas lidhën dhe e hodhën në rezervuan 50-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

NGJARJA

Mësohet se ngjarja, e cila ndodhi më 5 janar, e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit. Kanë qenë familjarët e saj të ciët dy ditë më vonë sinjalizuan policinë, ndërsa më pas u zbulua edhe ngjarja e rëndë.