Intervistë me balerinin e mirënjohur në SHBA, Klevis Tafajn

Kur dhashë shfaqjen “Slepping Beauty” në Symphony Space në Manhattan më ka dhënë shumë emocione si asnjëherë tjetër pasi ishte hera e parë që performoja para publikut shqiptar në një skenë amerikane. Solisti i parë në Ajkun Ballet Theatre, dhe pse i ri në moshë ka një karierë të pasur artistike në performancat e tij si në Shqipëri, Europë dhe në shumë vende të ndryshme të botës

Bisedoi Keze Kozeta Zylo

Cila ka qenë fëmijëria juaj dhe çfarë do të kujtoni me nostalgji apo me dhimbje nga ajo periudhë e veçantë e jetës suaj?

Fëmijëria ime të them të vërtetën ka qenë shumë e bukur. Shumë kujtime e momente të pa- harruara, që nuk vinë më. Është ajo mosha që nuk shqetësohesh për problemet e jetës, janë ato vite kur ti je në botën e lumturisë, krijimtarisë, lojërave e shume gjëra të bukura. Sigurisht ka pasur momente jo të këndshme. Fëmijët janë të papafjshëm me ndërgjegjen e tyre, pra të gjithë kemi bërë gabime.

Kur ju ka lindur dëshira pë t’u bërë balerin dhe cili ka qenë frymëzuesi kryesor?

Gjithmonë më kanë pëlqyer historitë e treguara, kjo është mënyra më e mirë për mua për të kuptuar dhe imagjinuar çfarë kanë përjetuar të tjerët para meje.  Ka qenë shembull mësuesi im i baletit prof.Luan Shtino i cili ka studiuar dhe kërcyer në Balshoi (Rusia), krah balerinëve më të mëdhej të kohes si Rudolf Nureiv, Vasiliev e shumë të tjerë. Duke përjetuar atë kohë të artë ai na frymëzonte me historitë e ti të jashtëzakonshme. Dhe besoj që këtu ka qenë momenti që kam vendosur të jem balerin, kështu doja që edhe unë të jem pjesë e kësaj bote speciale që mund të jepja edhe unë të njejtat emocione kaq të forta të gjithë artdashësve që më shikonin duke kërcyer. Mbaj mend se në 2016 është krijuar roli i parë për mua i titulluar “Dracula” nga Dr.Chiara Ajkun, pas spektaklit erdhi dhe trokiti në dhomën e zhveshjes një vajzë 9 vjeçe.  Ishte hera e parë që vajza shikonte një balet dhe këtë mund ta kuptoje lehtë nga sytë e saj të mbërthyer nga emocionet.  Ajo ishte aq shumë e impresioniar nga mënyra e të kërcyerit sa që tha se ishte më mire se sa të shkoja në kinema.  M’u duk vetja sikur isha ulur në divanin tim dhe po shikoja një film. Ky është një ndër komplimentet më të bukur që kam marr ndonjeherë, për ketë arsyje dua të vazhdoj të performoj si balerin.

Cila ka qenë rruga juaj e artit deri në performancat tuaja?

Kam filluar shkollën e baletit pa shumë dëshirë, pasi deshira ime ka qenë të bëhem futbollist si shumica e fëmijëve. Por Babai im vendosi ndryshe, dhe premtimi që po të arrija të fitoja do merrja një X Box që është një kompjuter, më ndryshoj mendjen. Nga periudha e shkollës nuk kam shumë gjëra speciale normal, por kam kujtime të mira me shokët e mi që kemi ndarë shumë herë skenën e Teatrit të Operes dhe Baletit. Në 2014 kam konkuruar dhe fituar konkursin “Danca Europa”. Një juri Internacionale dhe Teatri i San Marinos i tejmbushur me njerëz, ka duatrokitur aq shumë variacionim tim të Don kishotit sa edhe sot mbetet një ndër baletet e perferuar të mi. Medalia e artë më bëri që të fluturoj në USA, dhe më saktësisht në New York City, që është dhe kryeqendra e baletit botëror. Konkurenca në New York City është e jashtzakonshme.

Në përgjithësi të gjithë balerinët kanë dëshirën të nëshkruajnë një kontrat në New York.

Unë këtu kam takuar Chiara Ajkun. Duke studiuar me të teknika ime ka ndryshuar në mënyrë drastike për mirë, është një mësuese shumë serioze në punën e saj, por ka një njohje të jashtzakonshme për baletin. Viti i parë ka qenë sikur isha në një vorvull që rrotullohej shumë fort.  Me mijëra informacione të reja për të mësuar dhe me venat që mendoja se do më shpërthenin. Më në fund nga fundi i vitit emri ishte i stampuar në hyrje të teatrit duke u përzgjedhuar si balerin kryesor në baletin Gisele. Besoj që e kam lexuar mbi 1000 herë atë copë letër nuk ju besoja syve. Në pushimin e drekës kam shkuar në Central Park për t’u qetësur. Unë, Klevis, 20 vjeç, kisha për të hapur sesonin në një qytet si New York City. Aty ka filluar puna ime për t’u bërë një artist i kompletuar, nuk mjaftonte vetëm të hidhesha e të bëja pirueta, por duhej edhe të interpretoja që është gjëja më e bukur, por dhe e vështirë për një balerin.

Cilat janë vendet ku keni dhënë shfaqjet dhe si jeni pritur nga publiku?

Deri tani kam kërcyer në shumë qytete dhe shtete si: New Yorku, Connecticut, Miami, Florida, Arizona, Londra, në qytete të Italisë, Poloni, Turqi, Kosovë, Greqi, Brazil, Argjentinë, Bolivi e shumë të tjera. Tani kam Gjermaninë Francën dhe dhe Spanjën. Publiku është gjithmonë entuziast për shfaqjet tona, dhe kjo më bën të lumtur duke ndjerë peshën mbi supe dhe duke kërcyer ne rolin e parë doemos qe të jep një përgjegjësi për të dhënë maksimumin e mundshëm.

Ju jetoni në New York, me çfarë po merreni konkretisht dhe cilat janë disa nga projektet tuaja për të ardhmen?

Unë jetoj në NY me familjen time të mrekullueshme. Në këtë moment po shfaqim në skenë “Liqenin e Mjelmave”, që do e performojmë në Westchester Country, New York City, e pastaj në Itali, Gjermani e Spanjë që në këto dy të fundit është hera e parë që do të performoj.

Dhe më e rëndësishme me korografinë që Chiara dhe unë kemi shkuar në Argjentinë dhe duke pasur një sukses të jashtzakonshëm jemi te ftuar përsëri në Argjentinë në Mars. Këtë verë do kërcej “Dracula” dhe “Liqenin e Mjelmave”. Dhe për ta mbyllur 2020-ën do i kërcej të gjitha duke përfshirë dhe “Arrthyesi”. Vitin 2021 do e hap me baletin “La Bayadere”, dhe shpresoj të sjell në skenë për her të parë “Romeo dhe Zhulieta”./Marrë me shkurtime nga Illyria