‘I thuaj kryeministrit të q...’/ Zbulohet arsyeja e zemërimit të zjarrfikësit

Një zjarrfikës vullnetar u bë viral në rrjet pasi sulmoi kryeministrin e Australisë, Scott Morrison në një video.

Paul Parker shihet teksa flet nga makina në lëvizje.

“I thuaj kryeministrit të shkojë të q.... Po e shijojmë vërtet këtë m...” thotë ai.

Më pas, Parker shembet përtokë nga lodhja, duke deklaruar: “Kam humbur shtatë shtëpi nga zjarri, nuk do humbas të tjera”.

Daily Mail shkruan se tashmë është zbuluar arsyeja se përse ai ishte kaq i zemëruar. Pasi ishte kthyer nga misioni, zjarrfikësi trim kishte zbuluar se edhe shtëpia e tij ishte shkatërruar nga flakët, bashkë me të tjera prona ngjitur.