Sulmet e Iranit shkundin bursat evropiane: Rritet ndjeshëm nafta, blihet pa pushim ar

Një zgjim i beftë ka ndodhur sot për bursat evropiane, të frikësuara nga pasojat e përshkallëzimit të tensioneve SHBA-Iran.

Gjatë natës, dhjetëra raketa nga Irani goditën bazat ushtarake amerikane në Irak dhe sulmi, sipas të dhënave fillestare, ka shkaktuar 80 të vdekur, njofton Il Solre24 ore.

Si rezultat, nafta u rikthye në kulmin e saj pas shtatë muajsh, ndërsa vazhdon blerja e arit, me me bursat aziatike të gjitha në rënie.

Tregjet tani janë duke pritur të kuptojnë se cila do të jetë përgjigja e Trump, pasi Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif tha pas sulmeve se qëllimi i Iranit ishte të mbrohej vetë, por nuk e donte luftën.

Sytë e drejtuar pjesërish nga e ardhmja e Lindjes së Mesme, janë drejtuar edhe nga takimi në Stamboll Erdogan – Putin, ndërkohë që në Evropë, BREXIT mbetet në qendër të axhendës së pritshme në Londër të Presidentes së BE, Ursula von der Leyen dhe kryeministrit britanik Johnson.

Në frontin macro, megjithatë, dita filloi me të dhëna negative për industrinë prodhuese gjermane, me një rënie prej 1,3% /SYRI.NET