Vret veten me armë zjarri skenaristi i serialit ‘E shëmtuara Beti’

Është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli skenaristi i serialit më të ndjekur dhe në Shqipëri ‘E shëmtuara Beti’, Silvio Horta.

Silvio Horta

45 vjeçari sipas burimeve është vetvrarë me një armë zjarri.

Një përfaësues i tij konfirmoi vdekjen e skenaristit por nuk komentoi më gjatë.

 Horta u zhvendos në TV në fillim të viteve 2000 me serinë fanta-shkencë "The Chronicle", e cila u zhvillua për një sezon të vetëm ku pjesë e saj ishte dhe aktorja e njohur Octavia Spencer.

Octavia Spencer

Në vitin 2003, Horta vazhdoi fiction-in e tij shkencor me serinë UPN "Jake 2.0".

Por sigurishtë hovin më të madh të karrierës e tij e mori padyshim me serialin 'E shëmtuara Beti' ku personazh kryesor ishte Beti, i cili u bë hit menjëherë në shumë shtete dhe ende sot vijon të transmetohet dhe të riprodhohet.

Miqtë dhe të afërmit e tij kanë mbetur të shtangur nga ky lajm, ndërsa askush nuk kishte kuptuar se me të diçka kishte ndodhur apo diçka nuk po shkonte mirë.