Presioni te Barcelona/ Valverde ka si test Superkupën e Spanjës

Ernesto Valverde është duke u ballafaquar me presion në postin e trajnerit të Barcelonës.

Disa rezultate jo të mira në La Liga kanë bërë që trajneri të ballafaqohet me kritika nga tifozët e klubit katalanas.

Mirëpo, Superkupa e Spanjës vjen në një periudhë ku Valverde duhet të nxirret nga kritikat, ose në rastin më të keq të dështimit, të shtohet presioni mbi të.

Barcelona do të përballet me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e formatit të ri të Superkupës së Spanjës, i cili këtë sezon do të zhvillohet me katër skuadra, ku bëjnë pjesë edhe Valencia me Realin e Madridit.