VIDEO-FOTO/ Dalin për herë të parë pamjet e sulmit të Iranit ndaj bazave të SHBA

Për herë të parë janë bërë publike pamje nga pasojat e sulmit të Iranit ndaj dy bazave të SHBA-së në Irak.

Sulmi ndodhi gjatë natës si hakmarrje e vrasjes së Gjeneralit Qassem Soleimani nga SHBA me anë të një rakete droni.

Operacioni iranian i koduar ‘Martiri Soleimani’, duket se nuk ka shkaktuar vdekje të personave që ndodheshin në dy bazat e SHBA-së.

Nga Irani janë qëlluar 15 raketa balistike, por duket se nuk kanë rënë në bazat e SHBA-së Ain Al-Asad. Daily Mail ka nxjerrë disa foto ku duket se raketat kanë rënë në toka të shkreta dhe nuk kanë plagosur njerëz.

'Gjithçka është mirë! Raketat u lëshuan nga Irani në dy baza ushtarake të vendosura në Irak. Vlerësimi dëmeve po ndodh tani', shkruante Trump në Tëitter, disa orë pasi ndodhi sulmi.

Mendohet se gjithsej 10 raketa balistike Fatteh-110 goditën bazën ajrore të Ain al-Asad në Irakun perëndimor, ndërsa një tjetër goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit në veri dhe katër të tjera u shkatërruan në fluturim.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei tha se vendi i tij u dha një 'shuplakë në fytyrë' forcave amerikane, ndërsa shtoi se sulmi me raketa nuk ishte 'i mjaftueshëm' dhe bëri thirrje që SHBA-të të largoheshin nga rajoni i Lindjes së Mesme.

Në një fjalim televiziv, Khamenei tha se 'prania e SHBA-së në rajon duhet të marrë fund,' dhe fajësoi ndërhyrjen ushtarake amerikane për luftën, përçarjes dhe shkatërrimit e kësaj zone.