Operacioni ‘Martiri Soleiman’/ Si u njoftuan amerikanët nga 9600 km larg

Trupat amerikane në një bazë ajrore në Irak, ia dolën të futen nëpër bunkerë në kohë pasi morën një lajmërim se drejt tyre ishin nisur raketat nga Irani.

Lajmërimi erdhi nga 9600 kilometra larg, bëri të ditur një burim.

Zyrtari ushtarak tha se trupat u lajmëruan për rrezikun nga një prej sistemeve të paralajmërimit të hershëm të Pentagonit.

Kjo bazë pak e njohur gjendet në Fort Meade të Merilendit në SHBA dhe merret vetëm me paralajmërimet.

E njohur si DEFSMAC, ajo përdor një seri satelitësh, radarësh dhe detektorës të nxehtësisë për të mbledhur informacionin e nevojshëm mbi mundësinë e një sulmi me raketa.

“Sistemi i paralajmërimit të parakohshëm funksionoi,” tha një zyrtar për USA Today.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima, edhe pse Pentagoni thotë se po punon akoma për të përcaktuar nivelin e dëmeve.

Ata që mund të dëmtoheshin në bazën e Ain al-Asad, u futën nëpër bunkerë gjatë bombardimeve.

Për momentin po kërkohet nëpër godina për të parë nëse ka ndonjë viktimë të mundshme, tha jnë zyrtar.

Iraku tha se mes forcave të tyre nuk ka viktima.

Baza Ain al-Asad mban 1500 trupa amerikane dhe aleate. Ajo është baza e parë e amerikanëve në Irak pas rrëzimit të Saddam Hussein.