Sulmi iranian me raketa/ Ambasada e SHBA në Jordani: Personeli të qëndrojë në shtëpi

Ambasada Amerikane në Jordani ka këshilluar personelin e qeverisë amerikane që të qëndrojnë në shtëpi.

Ambasada tha që personeli duhet “të shmangë lëvizjet jashtë shtëpisë më 8 janar, përfshirë mbajtjen e fëmijëve në shtëpi dhe mos dërgimin në shkolla.”

Kjo është “për masa sigurie”, tha ambasada, e cila mbetet e hapur.

Ajo gjithashtu këshilloi qytetarët amerikanë të mbajnë një profil të ulët, të jenë të vetëdijshëm për rrethinat, të qëndrojnë vigjilentë në vendet e frekuentuara nga turistët, të rishikojnë planet e sigurisë personale dhe të kenë dokumente të udhëtimit të azhurnuara dhe lehtësisht të arritshme.